Partitë opozitare nuk do të regjistrohen si subjekte zgjedhore në KQZ dhe as si koalicion zgjedhor, kjo derisa të arrihet një marrëveshje politike që siguron zgjedhje të lira dhe të ndershme, kjo nëpërmjet një qeverie teknike.
Këtë vendim opozita ia ka dërguar përmes një letre Komisionit Zgjedhor të Zgjedhjeve, e cila është firmosur dhe vulosur nga partitë e koalicionit opozitar.
“Ju njoftojmë se kemi vendosur të mos paraqesim kërkesë për t’u rregjistruar si subjekte zgjedhore në KQZ, dhe rrjedhimisht as si koalicion qeveritar, deri në momentin e aaritjes së një marrëveshjeje politike që siguron realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në Shqipëri përmes krijimit të një qeverie teknike me mbështetje të gjerë politike, që do të sigurojë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, luftën efikase kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe parave të drogës, si dhe përgatitjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, ku qytetarët shqiptarë kanë mundësinë të votojnë të lirë.”, shkruhet në letrën e dërguar KQZ-së. (D.D/Shuplaka)