23:35 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Manjani: Gjyqtarët dhe prokurorët në drejtim të paditur, as monitorohen, as japin llogari

21:16 | 10/03/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Reagimi i fortë i ministrit Manjani për kanabisin: Askush nuk ma mbyll dot gojën! Falja është gënjeshtër!

Ish-Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani është ndalur gjatë në një intervistë për ‘’Ora News’’ për të folur për Vettingun dhe situatën politike në të cilën ndodhet vendi.

Ai ka thënë se sot gjyqtarët dhe prokurorët gjenden në drejtim të paditur dhe askush nuk e di se çfarë po bën.

‘’ Vettinu për mua është pretekst për të shmangur çështjet më të rëndësishme të ditës dhe çështjet më të rëndësishme janë dialogu politika dhe përgatitja e vendit për zgjedhje. Jemi larg situatës normale për të zhvilluar zgjedhje të lira, të ndershme, të qeta dhe ndoshta paqësore.

Kjo është situata ku jemi. Sigurisht vettingu dhe të gjithë hapat e tjerë që i takojnë reformës në drejtësi janë të rëndëishëm për funksionimin e shtetit, por janë pjesë e skemës politike ku pritet të merren këto vendime.

Sot gjyqtarët dhe prokurorët janë në drejtim të paditur. Askush nuk dinë se çfarë bëjnë ata as kontrollohen, as monitorohen, as japin më llogari askund, as ministri i Drejtësisë nuk ka më rol për të luajtur, as KLD nuk ka më rol për të luajtur, as Prokurori i Përgjithshëm nuk ka më rolin që kishte për të luajtur.

Kështu që sot luajnë arush, siç thotë populli, gjyqtarët dhe prokurorët me çështje konkrete dhe kjo është një situatë që nëse vazhdon kështu edhe përgjatë procesit të vettingut, kjo është një histori katastrofale për funksionimin e shtetit dhe nuk e zëvendëson, nuk ka pushtet tjetër as deputet, as qeveritarë që duke dalë në televizor dhe duke u shprehur për drejtësinë kujtojnë se japin drejtësi.

Drejtësinë do ta japin vetëm gjykatat në sallën e gjyqit. Askush tjetër nuk e bën dot këtë.

Fryma e ndryshimeve Kushtetuese që u bë me 140 vota ishte pjesëmarrje politike në proces, që do të thotë pozita dhe opozita kanë shance të barabarta në ngritjen e këtyre strukturave. Nëse njëra nga palët nuk është prezent ne duhet të presim se duhet të zgjidhim problemin politike’’, deklaroi Manjani. (E.K/Shuplaka)

 

Etiketa: gjyqtaretpolitikeylli manjani
Pas

Kamerat e sigurisë në biznese, Qato: Kështu do funksionojë sistemi

Para

Vrasësi serial lirohet nga burgu: “I vrava sepse shisnin dashuri!”

Para
Vrasësi serial lirohet nga burgu: “I vrava sepse shisnin dashuri!”

Vrasësi serial lirohet nga burgu: “I vrava sepse shisnin dashuri!"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sasi rekord kokaine në kufirin bullgar/ 206 kg drogë në furgon me targa belge, përfshihet edhe një diplomat

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë pranë brigjeve të Kamçatkës në Lindjen e Largët ruse! Lëshohet alarmi për cunami

Përmbytet anija turistike në Vietnam, 38 viktima mes tyre edhe fëmijë

Greqi/ Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mikonos, polici grek bashkëpunonte shqiptarë. Në llogarinë e tij zbulohen 5 milionë Euro

Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht pas sulmeve me dronë në Ukrainë

Atletika njolloset përsëri, rekordmenia botërore e maratonës pezullohet për doping

Polici grek bashkëpunonte me shqiptarë për drogën në Mykonos, atij dhe partneres shqiptare u zbulohen 5 mln euro

“Ulni armët dhe dialogoni”/ Papa Leoni XIV thirrje për paqe: Bota nuk mund ta tolerojë më luftën

Presidenti i Këshillit Ekonomik Evropian: Shqipëria po bën hapa gjigand me reformën e gjyqësorit

Gara për Asllanin, Torino “bezdis” Fiorentinën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.