Përplasja kryesore në serinë A këtë fundjavë i respektoi pritshmërinë e tifozëve me një ndeshje të luftuar fort mes Juventusit dhe Milanit.
Më Torino u mbyll gjithçka 2-1 me Zonjën e Vjetër që mori njw fitore In ekstremis dhe e shtoi diferencën në fronin e kampionatit.
Skuadra kampione e Italisë mori e para epërsinë me mbrojtësin maroken Mehdi Benatia’ por nuk mundi të ruajë prapavijën që u dorëzua brenda fraksionit të parë.
Milan u përgjigj me një aksion të bukur ofensiv kur Deulofeu shërbeu për Karlos Baka, me kolumbianin që shënoi në kuadratin e Bufon, madje duke detyruar portierin të përplaset me mbrojtësin. Por nuk kishte e thënë që sfida të mbyllej kështu.
Në sekondat e fundit në Juventus Stadium, një prekje me dorë në zonën e Milanit bëri arbitrin të akordonte një penallti.
Nga pika e bardhë Paulo Dibala firmosi dhe golin që shkëput juven në 11 pikë nga ndjekësja më e afërt, Roma. Kjo e fundit do të impenjohet mbrëmjen e së dielës në një transfertë në Palermo.