Pas deklaratave të sotme të kreut të opozitës Lulzim Basha, se sektori bujqësor në vend po shkon drejt falimentimit, reagon gazetari Klodian Tomorri i cili i jep të drejtë të parit mbi çështjen. Megjithatë, Tomorri shprehet se ndryshe nga ç’propozon kreu i PD-së, Shqipëria nuk duhet t’u vërë taksa produkteve bujqësore që vijnë nga BE-ja.
“Lulzim Basha ka te drejte kur thote qe kjo nuk mund te vazhdoje me keshtu. Por a duhet ti veme taksa produkteve bujqesore te BE siç propozon ai? Kjo do ishte thyerje e marreveshjes se tregtise se lire dhe me gjasa do ndalonte automatikisht integrimin e Shqiperise. Por nje zgjidhje duhet. E vetmja ne kete pike eshte rritja e subvencioneve per fermeret.”, shkruan Tomorri.
Në tryezën e debatit me sipërmarrësit shqiptar, Basha diskutoi sot paketën fiskale të demokratëve dhe rëndësinë e një stabiliteti politik i cili vë në lëvizje edhe ekonominë shqiptare. Sipas tij, subvencionimi për fermerët është zgjidhja.
“Bujqësia ka arritur në një gjendje falimenti dhe aktiviteti bujqësor është kthyer në një aktivitet jofitmprurës. Fakti është që buxheti i shtetit i miratuar nga qeveria, ka shënuar ulje drastike. Ato pak para që janë ndarë kanë përfunduar në skema korruptive ku nuk përfitojnë bujqit dhe fermerët. Produktet e fermerit shqiptarë kanë një kosto më të lartë prodhimi sot.Plani ynë për të stabilizuar fermerin shqiptar dhe për ta kthyer menjëherë në një nga degët e rritjes ekonomike përbehet nga disa pjesë kryesore. Synimi ynë është kthimi i një skeme subvencionesh për fermerin shqiptar. 150 milionë euro për sektorin e bujqësisë,” deklaroi lideri i selisë blu.
REAGIMI I PLOTË I TOMORRIT
A duhet te hyje Shqiperia ne lufte tregtare me BE?
Marreveshja e tregtise se lire me BE e detyron Shqiperine te heqe taksat doganore per cdo produkt qe vjen nga vendet e Europes. Kjo eshte e mire per konsumatoret, por ka nje problem. Bujqesia.
Bashkimi Europian ka nje politike te perbashket per bujqesine qe quhet Common Agricultural Policy. Themeli i CAP eshte subvencioni i rende.
BE ka buxhet te fuqishem. U jep shume para fermereve te vet dhe na detyron ne qe te pranojme produktet e tyre pa taksa.
Si mund te konkurroje fermeri shqiptar me ate italian, kur ky i fundit merr 2 euro subvencion per cdo kile domate, te cilen pastaj mund ta fuse ketu pa taksa fare?
Por me shume se pasojat mikro, demi i politikes bujqesore te BE mbi Shqiperine eshte ne makro. Bujqesia ze 20 per qind te ekonomise dhe 47 per qind te te punesuarve.
Praktikisht BE na ka vene ne dizavantazh gjysem e forces puntore dhe 20 per qind te ekonomise. Me qellim qe te integrohet dhe te arrije standardin e mireqenies se BE, Shqiperia duhet te rritet me shpejte. Por meqe bujqesine e kemi ne dizavantazh ne duhet te konvergjojme me 80 per qind te ekonomise dhe 50 per qind te forces puntore.
Kjo eshte njesoj si te besh nje gare 100 meter me dike por ai te niset 20 meter para.
Politika bujqesore e BE eshte nje pacavure, peshqesh i francezeve. David Cameron donte ta shkaterronte, por nuk e lane. Tani ne vuajme pasojat.
Lulezim Basha ka te drejte kur thote qe kjo nuk mund te vazhdoje me keshtu. Por a duhet ti veme taksa produkteve bujqesore te BE sic propozon ai? Kjo do ishte thyerje e marreveshjes se tregtise se lire dhe me gjasa do ndalonte automatikisht integrimin e Shqiperise. Por nje zgjidhje duhet. E vetmja ne kete pike eshte rritja e subvencioneve per fermeret.
Fermeret e Shqiperise do te falimentojne te gjithe nese buxheti do vazhdoje te jape vetem 15 milione euro subvencione ne vit. (D.D/Shuplaka)