Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka akuzuar Rusinë se po përpiqet që me politikat e saj të jashtme të influencojë në Ballkan.
Nga Samiti i Bashkimit Europian që po zhvillon punimet në Bruksel, ajo është ndalur kryesisht në gjendjen në Malin e Zi, ku Prokuroria e Përgjithshme akuzon Rusinë se fshihet pas një përpjekjeje të dështuar për puç në Tetor 2016.
Në fjalën e saj, ajo i bëri thirrje BE-së që të shtojë përpjekjet “kundër fushatave dezinformuese ruse dhe të bëjë më të dukshme angazhimin perëndimor në këtë rajon”.
Shqetësimin për situatën në Ballkan e kanë shprehur edhe kreu i Këshillit të BE-së, Donald Tusk dhe Shefja e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini. (XH.A/SHUPLAKA)