15:43 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Rastësia që e bëri Valbona Selimllarin, Mbretëreshë të bukurisë shqiptare

12:50 | 11/03/2017
në Aktualitet, ShowBiz, Te Gjitha
0
Rastësia që e bëri Valbona Selimllarin, Mbretëreshë të bukurisë shqiptare

Valbona Selimllari është Miss-i i Parë shqiptar, për të cilën flitet ende sot, për bukurinë e saj, se si ajo ende sfidon me natyrshmërinë që e bëri rreth 26 vite më parë të rrëmbente kurorën e Miss-it të Parë shqiptar.

Ishte po kjo bukuri, që tërhoqi vëmendjen e një jurie kur pa vajzën e ndrojtur që as nuk kishte ndërmend të merrte pjesë në konkursin për më të bukurën. E gjithë kjo është zbuluar në programin “Fol me Mua, Fol me Ata” të Enkel Demit, ku Blendi Gonxhe dhe skenaristi Engjëll Ndocaj, kanë zbuluar këtë rastësi, të panjohur më parë për publikun shqiptar.

Ata kanë rrëfyer të gjithë sfidat për organizimin e konkursit të parë të bukurisë femërore në vend, e për rastësinë që i dha kurorën Valbona Selimllarit, rrëfim i të cilëve zbardhur nga revista “Class”. Ata kanë treguar se Valbona Selimllari kishte shkuar të shoqëronte një shoqe, nuk kishte marrë rrobebanjo me vete dhe qëndronte e strukur pa ia çuar ndër mend të konkurronte.

“Ne ishim një komision që përzgjidhte vajzat. Në spektakël morën pjesë 24, por erdhën 50 apo dhe më shumë fillimisht. Pavarësisht mungesave, ne po e bënim gjithçka në mënyrë shkencore. Një bashkëpunëtorja jonë, femër sigurisht, u merrte përmasat trupore me një metër rrobaqepësie. Kishim marrë edhe një peshore të vogël në Ambulancë. E morëm nja 3 herë atë peshore, sa herë kishim faza përzgjedhëse, sepse nuk kishim ku gjenim tjetër. Ndërsa vajzat sfilonin para komisionit me rrobat e tyre të banjës. Ato nuk e kishin problem. Më kujtohet që në seancën e fundit përzgjedhëse, kishin ardhur pesë vajza. Katër të parat dhanë emrin dhe sfiluan. Ndërkohë ne pamë edhe vajzën e pestë, që ishte shumë simpatike. Dhe i thamë “po ti pse nuk e jep emrin?”. “Po unë kam ardhur të shoqëroj shoqen time, Aidën”, tha ajo. “Po pse nuk merr pjesë dhe ti? Ti je shumë e bukur”, këmbëngulën ne. Ajo ishte e drojtur. U përtyp dhe u përtyp, pastaj tha “Po, unë nuk kam rroba banje.” “Po mirë merrja shoqes dhe dil”, këmbëngulëm ne. Dhe ajo ia mori shoqes, doli, ishte shumë e bukur dhe ne kërkuam ta regjistronim. Ajo na e dha emrin. Ishte Valbona Selimllari.”, kanë rrëfyer ata.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: konkurimMiss Shqiperiarastesivalbona selimllari
Pas

Strategjia e Bashës në ”Luftë” dhe mbështetja e papritur për kauzat

Para

Saimir Tahiri drejt dorëheqjes?

Para
Saimir Tahiri drejt dorëheqjes?

Saimir Tahiri drejt dorëheqjes?

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Dibrës: Hetime intensive për zjarrvënie, nisin procedimet për tre të dyshuar

Durrës/ Sherr mes të moshuarve pas lojës së dominove, plagoset me thikë një prej tyre

Trump i vendos afat Putinit: Ke 10 ose 12 ditë kohë, nga sot!

Konispol/Ndezi zjarr për pastrim dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, u dogjën 3.5 ha kullotë dhe një stallë me bagëti të imta, procedohet penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, 70-vjeçari

Librazhd/Finalizohet operacioni policor i koduar “Partners in crime”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Blushi: 80 mln euro fatura nga zjarret. Rama vazhdon të vjedhë e grabisë, 17 kulla të reja në Tiranë

Mbyllen hetimet për dosjen “Meta”, SPAK nis njoftimin e të pandehurve

Mbahet sot faza e fundit për zgjedhjen e kreut të BKH, monitorohet dhe nga SHBA e BE

Aksident i rëndë në aksin Peqin–Rrogozhinë, dy të huaj në gjendje kritike

Ina Zhupa viziton komisarin e lënduar nga zjarri në Delvinë: Mirënjohje për sakrificën, shteti ka detyrë ta vlerësoj me akte konkrete

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.