Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, është drejt dorëheqjes së tij nga ky post? Burime pranë qeverisë janë shprehur për gazetën “DITA” se ministri Tahiri pritet të dalë gjatë ditës së sotme në një deklaratë për mediat për të deklaruar dorëheqjen e tij ky nga post.
Një nga ministrat e qeverisë Rama, i cilësuar nga ky i fundit si i suksesshëm në punën e tij, ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes dhe kritikave të opozitës, kryesisht PD-së.
“Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e përgjegjshme e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.”, shkruan gazeta.
Nëse ai jep dorëheqjen nga detyra, mbetet për t’u parë nëse opozita do të dalë ose jo nga çadra, nëse do i japë fund bojkotit në parlament dhe të votojë reformën në drejtësi.
(XH.A/SHUPLAKA)