Policia godet bandën e hajdutëve nga Durrësi, që kryenin vjedhje në lokala e banesa në Tepelenë, Memaliaj dhe Këlcyrë.
Të arrestuarit janë:
-Panajot Bakiu, 22 vjeç, banues në Durrës,
-Sali Hilaj, 24 vjeç, banues në Durrës,
-Edmond Pjetri, 22 vjeç, banues në Durrës,
-A. GJ., 17 vjeç, banues në Durrës,
-A.B., 17 vjeçe, banuese në Durrës
“Në datë 10.03.2017, në Tepelenë, kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit A.A, në Memaliaj kanë vjedhur me thyerje lokalin e shtetasit Q.V., lokalin e shtetasit G.M. dhe lokalin e shtetasit G.T. Në datë 06.03.2017, në Këlcyrë kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.B., si dhe në datë 10.03.2017, në Këlcyrë kanë tentuar të vjedhin dyqanin “Servis Celularësh”, të shtetasit F.Ç.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa maska, dorashka, kaçavida, leva hekuri, një shumë prej 10.000 lekë, 20 euro, dy telefona celular, një Laptop, disa shishe me pije alkolike, si dhe automjeti tip “Benz”, me targa AA570HC të marë me qera.”, thuhet në njoftimin e policisë. (D.D/Shuplaka)