Gjatë ditës së sotme u përfol se ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqjen, mirëpo rreth dy orë më parë ai e mohoi një gjë të tillë.
Por pavarësisht se Tahiri deklaroi se nuk ka dhënë dorëheqjen, reagimi i një prej punonjëseve në Ministrinë e Brendshme, Fatjola Lubonja, e cila është drejtore e Integrimit dhe Projekteve, ngre dyshime nëse ministri ka thënë të vërtetën.
Kjo sepse Lubonja ka publikuar një video në Facebook, nga momentet më të mira me ministrin Tahiri dhe me gjithë bashkëpunëtorët e tjerë të Ministrisë gjatë këtyre katër viteve punë.
“Kjo është nje video e cila nuk duhej publikuar, por sot unë nuk munda mos ta publikoj. Kjo eshte nje video qe përmbledh pasionin, dashurinë dhe netët pa gjumë për të përgatitur cdo aktivitet që këto katër vjet ka definuar fytyrën e re të policisë së shtetit. Pas cdo akuze, pas cdo sulmi, pas cdo “shoë” për të cilin ministria është akuzuar ka pasur shumë punë jashtë orarit, shume përkushtim e mbi të gjtiha shumë pasion dhe dashuri. Jam më krenere se kurrë për cka kemi mësuar nga Minsitri i Puneve te Brendshme, përkushtimi, vizioni, pasioni dhe sakrifica e te cilit, na ka shënjuar përgjithmone të gjithëve ne.”, shkruan Lubonja.
https://www.youtube.com/watch?v=oY2YCKjNJFs&feature=youtu.be