Pas lajmit për largimin e ministrit të Punëve të Brenshme Saimir Tahiri reagon dhe deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Elmazi shprehet se Tahiri është një bandit më pak por kjo nuk mjafton. Mandej deputetja shton se edhe sikur të dorëhiqen edhe të tjerë ministra, sërish kjo nuk mjafton.
Elmazi i referohet lajmit se kryeministri Edi Rama po planifikon një ndryshim drastik të kabinetit qeveritar, kjo për shkak të protestave të opozitës për zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes një qeverie teknike. Kështu Rama preferon që të “sakrifikojë” disa ministra në mënyrë që opozita të heqë dorë nga kërkesa për qeveri teknike.
“U dorëhoq Tahiri ??!!! Një bandit më pak , që do zëvendësohet me një tjetër nga çeta . Sduam kokën e parë të turkut, as të radhës ! Do dorëhiqen dhe 7 banditë e hajdutë të tjerë ??!! Për tu zëvendësuar me 7 shokë të tjerë të çetës ? Njëlloj janë ! Do dorëhiqet gjithë çeta dhe Ali Baba? Shënon diçka , por jo gjithçka! Duhet qeveri me bazë të gjerë për zgjedhje të lira e të ndershme. Kjo është pikënisja e fitores sonë!”, shkruan Elmazi.
Përpara Elmazit, ishte edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, ai që tha se nuk pranonte “koka turku”. Ende nuk është e konfirmuar nëse vërtetë do ketë ndërrime ministrash, por kjo pritet të vërtetohet nesër, pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së. (D.D/shuplaka)