Qeveria Rama duket se do të ndryshojë kur na ndajnë tre muaj nga zgjedhjet. I pari që u bë pothuajse i shkarkuar ishte Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Kur të gjitha mediet dhe burimet e bënë fakt të kryer dorëheqjen e tij, Tahiri zgjodhi të postonte një status në dukje për ta përgënjeshtruar lajmin.
‘’ Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke’’, shkruante Tahiri.
Në fakt ka vetëm një togfjalësh që pothuajse i shpjegon të gjitha ‘’deri tani’’, çka do të thotë që në orët më vonë ose nesër, pra sot mund të ndodhë.
Kujtojmë se një tjetër largim nga qeveria një muaj më parë ishte ai i Ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani.
Po ka disa pika ku bashkohen të dyja këto largime (po e marrim të mirëqenë largimin e Tahirit)
Të dyja kanë ndodhur në fundjave, atëherë kur vëmendja e njerëzve duket të jetë më shumë te pushimet sesa te zhvillimet brenda qeverisë. Të dy fillimisht e kanë mohuar largimin. Pra nëse kujtojmë që edhe Manjani me një status në Facebook e përgënjeshtronte lajmin.
Të dyja janë paraprirë nga takime të shumta sa në një zyrë në tjetrën, dhe po ashtu faktori ndërkombëtar dhe ambasadorët kanë qëndruar në heshtje.
Një tjetër zhvillim i ngjashëm është se kryetari i LSI-së Meta, qëndron më pasiv përsa i përket këtyre zhvillimeve kjo edhe për faktin se qeverinë e drejton Rama.
Të dy ishin në drejtimin e dy ministrive më të rëndësishme dhe të përfolura gjatë gjithë këtij 4 vjeçari. Drejtësisë me Reformën e shumëpërfolur dhe të mbetur në gjysmë dhe Ministria e Brendshmë në njërën anë me reformimin e policisë së shtetit dhe në anën tjetër me betejën e humbur me drogën.
Vetë Manjani menjëherë pas shkarkimit kishte theksuar se nuk do të vononte as shkarkimi i Tahirit pasi kjo ishte një kërkesë e ndërkombëtarëve ndaj Ramës. (E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post