Shefi i misioneve humanitare në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, u shpreh se bota po përballet me krizën më të madhe humanitare në shtatë dekadat e fundit. Ndërsa Stephen O’Brien, nënsekretari i Përgjithshëm për Çështjet Humanitare dhe Koordinimin e Emergjencave, theksoi se 20 milionë njerëz në katër vende kërcënohen nga uria.
Ai apeloi për dhënien e ndihmave humanitare për të shmangur zinë e bukës dhe një katastrofë njerëzore. O’Brien theksoi nevojën për ndihma në Jemen, Sudan i Jugut, Somali dhe pjesa verilindore e Nigerisë.
“Të katër vendet kanë një gjë të përbashkët: konfliktin. Ne kemi nevojë të menjëhershme për fonde, pasi është e mundur për të shmangur një krizë, për të shmangur zinë e bukës dhe një katastrofë njerëzore,” është shprehur ai.
Sipas tij, deri në muajin Korrik nevojitet një fond prej 4.4 miliardë dollarë. (XH.A/SHUPLAKA)