Reshjet e dëborës kanë mbuluar gjatë natës së djeshme qarkun e Korçës. Burime për “Shuplaka” bëjnë të ditur se si pasojë e dëborës të rënë gjatë orëve të natës, niveli i trashësisë së saj ka arritur në 15 centimetra.
Si pasojë e tyre, janë shkaktuar probleme në qarkullimin rrugor të mjeteve në akset Qafë Thanë-Pogradec, Qafë Plloçë-Pogradec. Ka nisur puna për pastrimin e këtyre akseve rrugore.
Ndërsa në zonën turistike të Dardhës, trashësia e borës ka arritur në 25 centimetra dhe qarkullimi bëhet me zinxhira.
Sikundër ishte parashikuar nga meteorologët, muaji Mars mendohet të karakterizohet nga një luhatje e ndjeshme e temperaturave që herë do të sjellë ditë me diell dhe herë ditë me reshje shiu ose dëbore në qarqe të ndryshme të vendit.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1332″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]