Policia italiane ka çuar prapa hekurave dy shqiptarë, të cilët u kapën me 5 kilogramë kokainë. Arrestimet u kryen nga Guarda di Financa e Breshias, e cila kishte kohë që i gjurmonte dy shqiptarët. Një nga të arrestuarit, me inicialet B.P, ishte nën hetim që prej vitit të kaluar dhe akuzohet se trafikonte lëndë narkotike në zonën e Luça-s.
Ndërsa shqiptari tjetër me iniciale Z.E akuzohet si bashkëpunëtor i të parit. Pas arrestimit, atij iu konfiskuan plot 10 mijë euro para të thata, 7 makina, një motor, llogaritë bankare dhe aksionet e një shoqërie me një vlerë prej 140 mijë eurosh.
Kjo pasuri dhe jeta luksoze e shqiptarit, ishte arsyeja pse ai nisi të hetohej nga policia, pasi e gjitha rezultonte e dyshimtë. (D.D/Shuplaka)