Në protestën e sotme të opozitës dhe në ditën e 24-t të saj, do të marrin pjesë dy figura të njohura të medias, Dritan Hila dhe Patrik Sadikaj. Drejtuesi i emisionit “Arena” në televizionin “Ora News”, si edhe ish-zëvendës ministri i mbrojtjes në qeverinë Rama, i cili dha dorëheqjen në mars të 2015-ës, Hila mesa duket ka vendosur të shkojë në protestë përkrah Bashës, edhe pse ndan pikëpamje të ndryshme politike.
Burime për “Shuplaka-n” bëjnë me dije se Hila dhe Sadikaj do të paraqiten rreth orës 11:00 të ditës së sotme, ku do të japin edhe mendimet e tyre mbi situatën politike në vend.
Rreth një javë më parë, lidhur me kontenierët me mbetjet kimike, Hila iu drejtua Bashës me fjalët: Po mire mo xhan, ti je opozita, ti merr rrogen ti besh zbor Rames, ti ke te gjitha mekanizmat, njerezit dhe resurset ne dore, qe ta zbulosh si eshte e verteta dhe jo te flasesh me hamendje portalesh. Mund te na e thuash pse duhet ta bejne te tjeret dhe jo ti?
Hila thoshte se Basha është opozita dhe i ka të gjitha mekanizmat që të zbulojë sesi qëndron e vërteta dhe s’ka pse të flasë me hamëndje portalesh.
“Mund të na e thuash pse duhet ta bejnë të tjerët dhe jo ti?
Ka mundesi të vësh njerez të zbulojnë si është e vërteta, ku kanë shkuar këto mbetje, se helbete janë 1.300 kamione dhe jo biçikleta?
A ka mundesi që ata ish doganierët që ke në çadër, t’i çosh në terren dhe të bien fakte, dhe mos rrinë të hanë fara kungulli aty?”, shprehej Hila.
Ndërkohë sot Hila do të shfaqet përkrah tij, në “Çadrën e Lirisë”. (D.D/Shuplaka)