Gazetari Enrik Mehmeti sot ka ditëlindjen. Por një urim i veçantë dhe special i ka ardhur nga aktori i humorit Bes Kallaku. “Enrik, Baftaj gëzuar ditëlindjen dhe 8 marsin të keqen vëllai” shprehet Bes Kallaku në urimin e tij për gazetarin.
Në mbishkrimin e kësaj video gazetari Mehmeti është shprehur duke falemderuar të gjithë miqtë urimet e panumërta në mesazhe, telefonata apo komente që po i dërgohen minutë pas minute.
“Miq, ju falenderoj te gjitheve per urimet e panumerta ne mesazhe,telefonata apo komente qe po me dergoni minut pas minuti dhe ju kerkoj ndjese qe kam bllokuar murin. Ju pershendes te gjitheve me urimin e veçant nga i papari Bes Kallaku .Gezuar Baftjar”, shkruan gazetari Mehmeti për miqtë e tij.
Duhet të theksojmë që për personazhin e Baftjarit, Bes Kallaku është frymëzuar nga Grupi i Vlerësmit të Dëmeve për zonat e mbytura në zonën e Vlorës. Grupi i vlerësimeve të dëmeve i cili ishte i përbërë nga disa punonjës gjatë momentit që bënin inspektimet ishin të dehur dhe me shishe alkolike në dorë.
“Gëzuar Baftjar” është bashkëpunimi i fundit i këngëtarit dhe humoristit Bes Kallaku me yllin e muzikës popullore, Ylli Baka. (J.V/Shuplaka)