03:54 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Tahiri kursen sot fjalimin e “lamtumirës”, urdhri i fundit që firmosi si ministër (VIDEO)

18:56 | 13/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tahiri kursen sot fjalimin e “lamtumirës”, urdhri i fundit që firmosi si ministër (VIDEO)

Pas mbledhjes së kryesisë së PS, ku u mësua edhe emri i ministrit pasardhës, Saimir Tahiri zhvilloi një tur takimesh me efektivët e policisë së Tiranës.

Tahiri përshëndeti nga afër punonjësit e policisë  së Tiranës, ato të qarkullimit rrugor si dhe efektivët e komisariatit nr 2 dhe ata të komisariatit rrugor.

Në bashkëbisedimin me ta, ai i falenderoi për bashkëpunimin dhe rezultatet e arritura.

Por Top Channel raporton  se fjalimin e “lamtumirës “,  Saimir Tahiri do ta mbajë nesër.

Një nga urdhrat e fundit që ai ka firmosur si ministër i Brendshëm është edhe zhvillimi i panairit të policisë në bulevardin ” Dëshmorët e Kombit ” gjatë festimeve për ditën e Verës, një iniciativë kjo që u mor edhe vjet në kryeqytet por edhe në qytetet turistike të vendit gjatë sezonit veror.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri po lë detyrën pas më shumë se 3 vite e gjysëm, një periudhë kjo më shumë se çdo ministër tjetër në krye të këtij institucioni pas viteve ‘90.

Gjatë mbledhjes së sotme me koordinatorët e PS për fushatën zgjedhore, iu është komunikuar shkarkimi dhe 3 ministrave të tjerë, përveç Tahirit, përkatësisht Blendi Klosit, Ilir Beqajt si dhe Bledi Çuçit.

Në vend të Saimir Tahirit vjen kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ilir Beqaj zëvëndësohet nga ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, te Ministria e Shëndetësisë. Në vend të Blendi Klosit te Ministria e Mirëqenies Sociale shkon deputja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ndërsa deputeti tjetër Eduard Shalsi zëvëndëson Blendi Çuçin te Çështjet Vendore.

Largimin e ministrave që drejtojnë 5 qarqe, kryeministri Edi Rama një ditë më parë e justifikoi me domosdoshmërinë që udhëheqësit e fushatës së qershorit, siç tha ai, të furnizohen me energji të reja.

Tahiri, të cilin Rama e quajti një ministër kampion, drejton Tiranën, ndërsa Klosi, Beqaj dhe Çuçi janë në krye për Beratin, Kukësin, Dibrën dhe Gjirokastrën, që nxjerrin gjithsej 21 deputetë.

(M.D/ Shuplaka)

Etiketa: saimir tahiri
Pas

Ambasadori austriak nga Korça: Gjatë drekës me Bashën u fol për situatën politike

Para

Familja që mbeti pa shtëpi në Vlorë fle në lulishte, kërcënon me vetëflijim

Para
Familja që mbeti pa shtëpi në Vlorë fle në lulishte, kërcënon me vetëflijim

Familja që mbeti pa shtëpi në Vlorë fle në lulishte, kërcënon me vetëflijim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

Nën dyshimin për spiunazh, kush janë 3 iranianët që dalin para gjykatës së Londrës

Vota e diasporës, dalin 50 vota më shumë në kutitë e fundit, Tabaku i ankohet Celibashit

Lavrov dhe Rubio në bisedë telefonike, diskutojnë rezultatet e bisedimeve në Turqi

Marrëveshje mes Rusisë e Ukrainës? Ja çfarë u propozon Vuçiç palëve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.