1 Prilli i vitit 2013-të shënjoi marrëveshjen e koalicionit parazgjedhor mes Ilir Metës që kthehej nga e djathta dhe Edi Ramës që i rezultoi “sukses” bashkimi me një forcë të majtë si LSI.
E ndërsa arritën të fitonin zgjedhjet dhe të vijojnë të qeverisin sëbashku, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve, tensioneve të herëpashershme, sidomos vitin e fundit, kryeministri Edi Rama duket i vendosur për një tjetër marrëveshje, tani që ndryshoi edhe 4 ministra të PS.
Sokol Balla: Nga 1 deri në 10 sa besoni që do rinovohet marrëveshja e 1 Prillit?
Rama: Meqë ma bërë kështu pyetjen numëroje vetë…
Balla: 10?
Rama: Po
Në daljet publike të tij Kryeministri Rama ka thënë se koalicioni mes dy forcave politike është një bashkëpunim strategjik, që ashtu si çdo bashkëpunim ka uljet e ngritjet e veta.
Por nga ana tjetër ai është shprehur se koalicioni i LSI me PD ishte vuajtje për Shqipërinë, pavarësisht se Meta e cilëson të suksesshëm.
Në fakt ka shumë hamendësi kohët e fundit se me cilën parti do të bëjë koalicion LSI në zgjedhjet parlamentare. Nuk janë të paktë ata që thonë se LSI do vazhdojë koalicionin me PS por edhe ata që mendojnë se LSI do të bëjë koalicion me PD, megjithë insistimin e Bashës për të mos ndodhur kjo.
Koalicioni pati krisje të madhe pas deklaratave të Manjanit. Kurrë më parë, asnjë ministër nuk është larguar nga posti i tij me akuza kaq të rënda sa ato që ka artikuloi Ylli Manjani në konferencën e tij të fundit për shyp. Ai ka thënë se edhe sikur kjo të jetë dita e tij e fundit në politikë, ai nuk mund të pajtohej me një qeveri të kanabizuar. Sipas Manjanit, ai u largua nga qeveria pas deklaratës se ushtria duhet të ndërhyjë kundër hashashit.
(M.D/ Shuplaka)