Në përballjen mes Cheslea dhe Manchester United nuk kanë munguar tensionet si në fushë ashtu edhe jashtë saj.
Trajnerët Mourinho dhe Conte në ndeshjen mes skuadrave të tyre kanë patur konflikt.
Chelsea ka fituar ndeshjen çerekfinale të Kupës FA ndaj Manchester United me rezultat të ngushtë 1-0 duke u kualifikuar në gjysmëfinale.
“Të kuqtë” luajtën me një lojtar më pak pasi Andre Herrera u ndëshkua me karton të kuq.
U desh të ndërhyjë gjyqtari i katër për të mos i lënë të goditen me njëri–tjetrin. Ndërsa u afrua edhe gjyqtari i parë që kërkoi nga trajnerët që të jenë të qetë.
Ata nuk pëlqejnë shumë njëri–tjetrin. (M.D/ Shuplaka)