Një gomone me drogë është bllokuar sërish në ujërat mes Shqipërisë dhe Italisë. Ky ka qenë një operacion i përbashkët mes policisë shqiptare dhe asaj italiane.
Në këtë gomone janë bllokuar rreth 800 kilogram drogë e llojit marjuanë të ndara në 42 pako. Gomonia ka qenë e gjatë 7 metra dhe është bllokuar në Vieste, Foggia.
Po ashtu në pranga kanë rënë dy skafistët shqiptarë me inicialet V.T 21 vjeç dhe D.B 32 vjeç, njëri nga Kavaja dhe tjetri nga Durrësi.
Duhet thënë se kanë shumë bashkëpunime midis dy policive dhe qindra ton drogë të bllokuar, po mesa duket në vendin tonë ka akoma sasi droge që presin të trafikohen. (E.K/SHUPLAKA)