14:30 | 22/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mimi Kodheli tregon ”rekordin” që ka thyer si Ministre Mbrojtjeje

12:15 | 14/03/2017
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mimi Kodheli tregon ”rekordin” që ka thyer si Ministre Mbrojtjeje

Mimi Kodheli flet për katër vitet në Ministrinë e Mbrojtjes, situatën politike në vend, tensionet në rajon, replikën me homologun grek dhe planet politike. Analiza e Revistës Mapo: Pse Shqipërisë i duhet një Presidente

Mimi Kodheli beson në një botë më të mirë pa armë, e megjithatë është ministrja e parë e  Mbrojtjes në Shqipëri dhe një ndër emrat politikisht më të lakuar për të qenë presidentja e parë grua dhe Komandantja e Përgjithshme e Forcave të Armatosura.

“Nëse do të flisnim për një qëndrim moral, atëherë bota do të ishte shumë më e mirë dhe thuajse perfekte pa armë. Dhe i qëndroj kësaj ideje. Për ironi të fatit një njeri që është kundër armëve vjen dhe bëhet ministër Mbrojtjeje, e i duhet të merret pothuajse çdo ditë me armët. Gjithsesi arma nuk ka qenë diçka e huaj për mua. Unë i takoj atij brezi që kam bërë zbor…”, thotë Kodheli.

Në një intervistë të gjatë për Revistën Mapo, ajo rrëfen 4 vitet e saj në krye të ministrisë, çfarë gjeti dhe çfarë beson se po lë?! Cilat ishin raportet e saj me gjeneralët?! Gjendjen e ushtrisë shqiptare sot dhe a jemi në gjendje të mbrojmë veten?! “Replika” me ministrin grek të Mbrojtjes dhe situata politike në vend? Në një zyrë të zbukuruar me suvenire ushtarake, Kodheli thotë se është në paqe me atë që ka arritur në politikë dhe se nuk është duke kërkuar të marrë më shumë.

Si një prej 7 grave që drejtojnë ministritë e Mbrojtjes në NATO,  “një rekord”, siç na thotë, ajo është modeste t’i njohë vetes merita të thyerjes së tabuve gjinore. Pranon se në asnjë moment drejtimi i ministrisë nuk ka qenë një çështje gjinie, edhe pse siç thotë duke qeshur “koha e zborit”, e kishte ndihmuar që të mos ndjehej e huaj në poligon.

E megjithatë ajo i dha ushtrisë një fytyrë më civile duke e angazhuar deri në mbjellje pemësh apo pastrim shtretërish lumenjsh, gjëra për të cilat u lavdërua dhe kritikua, ndërsa vijon të besojë në një rol të shtuar të ushtrisë në ndihmën ndaj civilëve sidomos në raste emergjencash. Përndryshe edhe në politikë, megjithëse mbron fort pozicionet e Partisë Socialiste në krizën e fundit, ajo ngulmon në kërkesën për më pak “luftë”.

“Po nuk u zhveshëm, çdo ditë e më tepër, nga pasioni politik i të qenit armiq me njëri-tjetrin ditën e zgjedhjeve, historia e zgjedhjeve do të vazhdojë të jetë një histori e trishtë. Dita e zgjedhjeve duhet të jetë një festë mbarëkombëtare ku fiton ai që është më i mirë dhe ai që është më i besueshëm”, tha Kodheli.  Madje edhe sa i përket zhvillimeve në rajon apo botërore, ministrja e Mbrojtjes është më “e paqtë” se kolegu Ditmir Bushati apo edhe kryeministri Edi Rama edhe pse e vetëdijshme për “lojën” politike mbi Ballkan.

Intervistën e plotë e gjeni në Revistën Mapo. 

 

 

Etiketa: intervistamimi kodhelirekordi
Pas

Linda Halimi publikon këngën që përfaqëson Shqipërinë në “Eurosong 2017” (VIDEO)

Para

U aksidentua mbrëmjen e djeshme, humb jetën në spital 71-vjeçari

Para
Grabitet me armë një dyqan celularësh në Shkodër

U aksidentua mbrëmjen e djeshme, humb jetën në spital 71-vjeçari

Discussion about this post

 



Të Fundit

Merkato e Napolit, dy objektivat e kampionëve të Italisë

Vetëm makina elektrike nga 2030? Plani i BE, CDU përplaset me Von der Leyen

Kapet në flagrancë duke vjedhur në një market në Durrës, arrestohet 34-vjeçari i shpallur në kërkim

Gjendet i pajetë në shkallët e pallatit një 60-vjeçar në Korçë, trupi niset drejt morgut për ekspertizën mjekoligjore

Dy fëmijë të tjerë, përfshirë një foshnjë, vdiqën nga uria në Gaza

Vriten 14 persona në sulmin izraelit ndaj tendave të palestinezëve të zhvendosur në Gaza

Rritet në 27 numri i të vdekurve nga rrëzimi i avionit në Bangladesh, shumica janë fëmijë

Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për Jorgo Goron, urdhëron konfiskimin e apartamentit që ishte në emër të biznesmenit Gentian Sula

Braçe denoncon aksionin në Zharnec/ Nuk eshte siguri ushqimore, është varrosje e punës së ndershme

Përplasje me armë dhe sherr për hapësirat në plazh në Sarandë, Ina Zhupa: Situatë alarmante, qytetarët e pasigurt për jetën!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.