05:30 | 08/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Kotzias ”çon” Ballkanin në SHBA, takime me homologun Tilerson

12:36 | 14/03/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kotzias ”çon” Ballkanin në SHBA, takime me homologun Tilerson

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias qe po zhvillon një vizite dyditore në SHBA i ka shprehur homologut te tij amerikan Rex Tilerson këndvështrimin e Athinës për rolin e Greqisë në stabilitetin dhe sigurinë e lëvizjeve gjeostrategjike që po bëhen në rajonin Ballkanik.
Siç bënin me dije analiste nga Shkupi para kësaj vizite, Kotzias shkonte në Uashington për të shprehur pozicionimin konstant të Greqisë për bllokimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE për shkak të çështjes së pazgjidhur ende të emrit, si dhe do të hidhte poshtë  platformën shqiptare për të vendosur atë greke në zgjidhjen e ngërçit politik në shtetin fqinj, shkruan ”TCH”. 

Por i pyetur nga gazetaret pas takimit Kotzias është shprehur se nuk është prekur në veçanti çështja e zhvillimeve në Shkup, përveç se kur është bërë analiza për stabilitetin tek fqinjët veriorë të Greqisë dhe ai ka raportuar se çfarë po ndodh atje duke shtuar faktin se Athina po bën përpjekje për të stabilizuar situatën.

Kreu i diplomacisë greke ka pohuar se Tillerson ka dëgjuar me vëmendje analizën e tij për sigurinë në rajon, cilat forca tashmë po lëvizin dhe me çfarë mënyre. Por kur i është kërkuar të emërtojë  këto forca që po krijojnë destabilizim në Ballkan, Kotzias ka deklaruar në mënyrë lakonike se ato do të qartësohen dhe do të dalin në pah pas analizave të shumta.

Gjithashtu në deklaratën për shtyp të Ministrisë së Jashtme greke theksohet se Kotzias i ka raportuar palës amerikane nervozizmin e Ankarasë që kërkon ta transferojë atë tek vendet e treta, ndërsa bëhet me dije se janë zhvilluar edhe bisedime për sa i përket projekteve energjetike dhe ato të ndërtimit të linjave të reja hekurudhore në Greqi dhe rajon.

Etiketa: Ballkanikotziastakime ne SHBA
Pas

U aksidentua mbrëmjen e djeshme, humb jetën në spital 71-vjeçari

Para

Befason Victoria Beckham, shfaqet duke qeshur (FOTOT)

Para
Befason Victoria Beckham, shfaqet duke qeshur (FOTOT)

Befason Victoria Beckham, shfaqet duke qeshur (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Plani i Izraelit/ Një qytet humanitar për 600 mijë banorët e Gazës, do të ndërtohet mbi rrënojat e Rafah-ut

Urat mbi lumin Ibër, reagon BE: Çdo projekt kërkon koordinim me komunitetet

Etiopia gati për inaugurimin e digës mbi lumin Nil, Egjipti denoncon: Shkel ligjet ndërkombëtare

“Për momentin nuk ka marrëveshje me SHBA-në”, BE njofton 27 vendet anëtare për situatën e bisedimeve për tarifat tregtare

Panik në qytetin francez/ Tufa e bletëve sulmon kalimtarët, 24 të lënduar, tre prej tyre në gjendje kritike

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.