Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka fajësuar Holandën për masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë të Bosnjës. Gjatë një fjalmi televiziv sot, Erdogan ka thënë se “karakteri” i Holandës ishte “thyer” nga masakra, e cila vlerësohet si më e keqja që prej Luftës së Dytë Botërore.
Erdogan iu referua vrasjes së rreth 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë, nga forcat serbe të Bosnjës, në qytetin e Srebrenicës, ku paqeruajtësit holandezë të OKB-së, të cilin ishin të armatosur lehtë, kishin dështuar që të ndalnin masakrën.
Kryeministri holandez, Mark Rutte, i quajti deklaratat e Erdoganit “gënjeshtra të pështira historike”.
Deklaratat e Erdoganit vijnë në kohën e rritjes së tensioneve diplomatike mes Turqisë dhe Holandës, për shkak se Holanda ndaloi dy ministria të Turqisë, të mbajnë tubime për të fituar votën e qytetarëve turq , për referendumin e prillit. Më 16 prill, në Turqi do të mbahet referendumi për ndryshime kushtetuese, të cilat do t’ia zgjerojnë kompetencat Erdoganit. Më herët Erdogan, e ka quajtur Holandën “mbetje naziste” dhe e ka akuzuar për “fashizëm”.
Holanda e cilësoi si të papërgjegjshme ministren turke që u përpoq të vizitonte vendin pasi i ishte thënë se nuk ishte e mirëpritur.
Zyrtarët holandezë i konsideruan gjithashtu të papranueshme sulmet verbale nga autoritetet turke, ndërsa po rëndohet më tej marrëdhënia me Ankaranë.
Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka reaguar pas dëbimit të ministres turke nga Holanda, duke deklaruar se Holanda do të paguajë çmimin për këtë incident diplomatik, ndërsa ka akuzuar Perëndimin për shfaqje të islamofobisë. (M.D/ Shuplaka)