Policia italiane ka arrestuar sot 18 persona, pjesë e një grupi të madh kokaine që vepronte në zonat e Bolzanos, Trentos dhe Padovës në Itali.
Midis të arrestuarve ishin edhe 8 shqiptarë. Ata janë identifikuar si: Dardan Hasani, 28 vjeç; Bled Osmani, 44 vjeç, Saimir Osmani 37 vjeç; Mariglen Koni, 35 vjeç; Zamir Koni, 40 vjeç Entrik Fetahu, 31 vjeç, Gentian Keci 37 vjeç dhe Armando Miraj, 39 vjeç.
Policia italiane ka hetuar për gjashtë muaj për të arritur në gjurmët e këtyre trafikantëve. Fillimisht policia ka arrestuar 3 pjesëtarë të grupit që u kapën me 1.6 kg kokainë.
Gjatë arrestimit të 18 personave, policia ka konfiskuar edhe 25 gramë heroinë.
Operacioni u kodua me emrin “Caffe Espresso” për shkak të kodeve që përdornin trafikantët në momentin që do shkëmbenin lëndën narkotike.
“Ku do të takohemi për kafe të shpejtë”, ishte një frazë me të cilën niste telefonata nga personat që do blinin mallin dhe që policia arriti ta zbërthejë, duke shkuar në gjurmët e trafikantëve, që takoheshin gjithmonë në një kafe, për të shkëmbyer drogën. (M.D/ Shuplaka)