Deputeti i Partisë Demokratike Astrit Patozi komenton pritjen që punonjësitë e policisë e pritën ministrin e ri të Punëve të Brendshme Saimir Tahirin, pas shkarkimit të tij nga detyra.
Nëpërmjet një statusi në Facebook, Patozi shprehet se një miku i tij i ka thënë se një pritje e tillë nuk është parë në asnjë vend të botës, madje as në kohërat e diktaturës. Por ajo që vihet re në shkrimin e Patozit, është se ai ka ndërruar emrat e Tahirit me Xhafajn.
“Entuziazmi, me të cilin e pritën ministrin e sapoemëruar policët dhe punonjësit e rendit do të thotë se ka ai qenë zgjedhje e qelluar e Edi Rames, me tha ai.
Sipas tij, nje gje te tille nuk e kishte pare ne asnje vend te botes, ne Shqiperi jo e jo, madje as ne koherat e vjetra te diktatures, dhe kjo e mbushte me shprese dhe besim.”, shkruan Patozi.
REAGIMI I PATOZIT:
OPTIMIZMI QE PO SHOQERON EMERIMIN E TAHIRIT
Një miku im, që erdhi nga jashtë këto ditë në Tiranë pas shumë vitesh, me tha sot se ishte bërë optimist për të ardhmen e vendit. Kishte parë lajmet me ndryshimin e titullarit në Ministrinë e Brendshme dhe ishte i bindur që me këtë tè riun, Saimir Tahirin, duket sikur do të harrohen shumë shpejt lajmet për hashash, drogë, trafiqe dhe Shqiperinë – Kolumbi të Europës.
Entuziazmi, me të cilin e pritën ministrin e sapoemëruar policët dhe punonjësit e rendit do të thotë se ka ai qenë zgjedhje e qelluar e Edi Rames, me tha ai.
Sipas tij, nje gje te tille nuk e kishte pare ne asnje vend te botes, ne Shqiperi jo e jo, madje as ne koherat e vjetra te diktatures, dhe kjo e mbushte me shprese dhe besim.
Ndonese tha se nuk e njihte ministrin e shkarkuar, Fatmir Xhafa, ai mendonte se zoti Tahiri ishte me modern dhe me premtues se parardhesi i vet.
Atij dhe i kishte bere shume pershtypje deviza e tij “Forca cuna”, e cila, per te ishte fiks gjeja e duhur qe duhej bere sot per vendin. Miku im niset sot ne darke, per andej nga ka ardhur, dhe mua nuk me mbetet gje tjeter vecse te uroj qe deshira e tij te realizohet sa me shpejt. (D.D/Shuplaka)