Pas akuzave të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, nuk ka vonuar edhe reagimi i kryeministrit holandez, Mark Rutte.
Ai e ka cilësuar si një deklaratë të çmendur deklaratën më të fundit të Kreut të Shtetit në Turqi që akuzoi Holandën për Masakrën e Srebrenicës. Ai përballet me betejën e rizgjedhjes në votimin e nesërm kundrejt rivalit të partisë anti-islame, Geert Ëilders.
Gjatë ditëve të fundit, shteti holandez nuk lejoi dy ministra turq që të merrnin pjesë në mitingje në mbështetje të Erdoganit. Nga ana tjetër, sanksionet e vendosura ndaj Amsterdamit përfshijnë ndalimine kthimit të ambasadorit holandez dhe pezullimin e vizitave diplomatike.
(XH.A/SHUPLAKA)