19:39 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Video me fëmijët që i ndërprenë intervistën u shndërrua në virale, reagon për herë të parë babai

08:10 | 15/03/2017
në Aktualitet, Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Video me fëmijët që i ndërprenë intervistën u shndërrua në virale, reagon për herë të parë babai

Video e së premtes e javës së kaluar e Robert Kelly u shndërrua në virale. Një situatë e sikletshme e bëri atë të mos dinte të reagonte kur fillimisht vogëlushja e tij hyri në dhomë teksa ai po jepte një intervistë në “Skype”, kur u shfaq në “BBC Ëorld Neës” të premten.

Kelly dhe bashkëshortja e tij Kim Jung-A u shprehën për herë të parë për “Ëall Street Journal” lidhur me të gjithë atë situatë që shkaktoi mjaft të qeshura teksa vijonte më shumë e më shumë të shikohej anembanë botës.

Mësohet se vajza e tyre 4-vjeçare Marion atë ditë ishte shumë në humor, pasi sapo ishte kthyer pas party-t që kishte pasur në kopësht atë ditë me rastin e datëlindjes së saj dhe menjëherë kishte vrapuar drejt të atit për t’ia treguar.

“Ajo ishte në një gjendje shpirtërore shumë të mirë, “hippity-hoppity” për shkak të festimeve atë ditë në shkollë.”, shpjegoi i ati Kelly. Vëllai i saj bebe, e ndoqi pas duke përfituar një moment që e ëma nuk e kishte mendjen.

Kelly harroi të mbyllë derën përpara nisjes së intervistës dhe momenti viral shpërtheu. Pavarësisht përpjekjeve të tij për të mbuluar atë çka po ndodhte, ai nuk mundi. Për më tepër u duk edhe bashkëshortja e tij teksa zvarritej të nxirrte fëmijët nga dhoma.

“Ai zakonisht e mbyll derën me çelës. E sapo fëmijët e shohin derën të mbyllur, kthehen tek unë. Por atë ditë, ata nuk e bënë. Dhe në atë moment pashë që dera ishte e hapur. Një kaos i madh për mua.”, është shprehur bashkëshortja Kim.

Në fillim, Kelly dhe Kim ishin të shqetësuar se kjo situatë e shndërruar në virale do të dëmtonte punën e Kelly-t, i cili kërkoi falje, por ata të BBC-së e pyetën nëse mund ta publikonin videon në internet për të treguar se ata kishin familje normale.

“Unë e pashë videon si gjithë të tjerët. Gruaja ime bëri një punë të  madhe për të pastruar të gjithë atë situatë dhe mund të cilësohet argëtuese. Nëse e keni parë videon, unë isha duke luftuar të mbaja të qeshurën time. Ata janë fëmijë të vegjël.”, ka vazhduar më tej Kelly.

(XH.A/SHUPLAKA)

Children interrupt BBC News interview https://t.co/xnpVTfgGEL

— BBC News (World) (@BBCWorld) March 10, 2017


Etiketa: bbcfamiljaintervistevirale
Pas

E mashtroi me paratë e koncertit, Irma Libohova e demaskon publikisht, apel edhe kolegëve

Para

The Economist: Bulevardi i Tiranës përfundon për zgjedhje, socialistët po tentojnë të bindin qytetarët për mandatin e dytë

Para
The Economist: Bulevardi i Tiranës përfundon për zgjedhje, socialistët po tentojnë të bindin qytetarët për mandatin e dytë

The Economist: Bulevardi i Tiranës përfundon për zgjedhje, socialistët po tentojnë të bindin qytetarët për mandatin e dytë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rusia nuk pyet për ultimatumin e Trump-it! Rëndohet bilanci i viktimave nga sulmet ruse në Kiev, 145 mbetën të plagosur

Konispoli shpallet Ansambël Historik!

Trump caktoi 8 gushtin afatin përfundimtar për marrëveshjen e paqes në Ukrainë, SHBA njofton OKB-në: Po përgatisim masa shtesë…

Kosovë, Kurti i përgjigjet akuzave për favore të familjarëve të VV-së: Opozitës ia kemi ndalur pasurimin privat e zhvatjen

Dëmtoi me sende të forta një 42 vjeçar gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe shoqërohet në Komisariat autori i dyshuar

Durrës/Rrezikonin të mbyteshin, pasi gomonia e tyre po fundosej për shkak të motit të keq, efektivët e trajnuar të Njësisë Policore Detare, me mjete lundruese, u shkuan në ndihmë 5 shtetasve

Telefonata e Trump ndali luftën mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Arrestohet autori i plagosjes me armë zjarri në Borsh, në kërkim një tjetër

Ligji për zonat e mbrojtura, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e bërë nga Partia Demokratike

31 të vdekur në azilin e pleqve të goditur nga përmbytjet në Pekin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.