Ndërkohë që qyteti i Kavajës pret zgjedhje të reja, pasi Elvis Rroshi është zyrtarisht i shkarkuar me institucionet e këtij qyteti vijon të bëhet pazar ende. Prej gushtit të vitit 2015 në krye të shpërndarjse së OSHE-së për Kavajën qëndron vëllai i Elvis Roshit, Saimiri.
Zgjedhja e tij që në momentet e para u quajt e paligjshme dhe se ka qenë vendim i të vëllait të tij kryebashkiak.
Ndërkohë që burime për ‘’Shuplakën’’ thonë se prej 6 muajsh OSHE Kavaje është pa drejtues dhe të gjitha vendimet janë marrë nga Sajmir Rroshi, vëllai i Elvis Rroshit, me detyrë shef i sektorit të shpërndarjes.
Me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të OSHE Ardian Cela në postin Vakant është emëruar që prej ditës së premte Dorian Murati ish drejtues i ALUIZMIT Kavajë. Por edhe pse i emëruar prej tre ditësh Kodra nuk ka mundur dot të hyjë në zyrën e tij pasi nuk lejohet nga vllai i Rroshit i cili i bën presion OSHE që të jetë ai drejtor për Kavajën.
Duhet thënë se vëllai i Rroshit edhe më parë ka pasur precedentë pasi është akuzuar se ka rrahur keq një nga punonjësit e OSHE-së.
Nuk dihet sesi do të shkojë fati i OSHE-së por diçka është e sigurt nëse organet e ligjzbatimit në Shqipëri nuk bëjnë detyrën e tyre, fati i Kavajasve do të vijojë të jetë në dorë të Rroshëve. (E.K/SHUPLAKA)