15:13 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Familjarët e viktimave të Gërdecit të zhgënjyer nga Rama: Mbron shkaktarët e tragjedisë, Vettingun tonë nuk po e kalon

11:57 | 15/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Familjarët e viktimave të Gërdecit të zhgënjyer nga Rama: Mbron shkaktarët e tragjedisë, Vettingun tonë nuk po e kalon

Familjarët e viktimave të Gërdecit janë ende në proces gjyqësor në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Edhe pse kanë kalaur 9 vite nga tragjedia, ku humbën jetën 26 persona, familjarët  shprehet se ende nuk kanë gjetur drejtësi.  Familjarët akuzojnë Kryeministrin Edi Rama se nuk ka ndryshuar qëndrim në lidhje me atë që ndodhi në kohën e Sali Berishës.

 Ata i kanë drejtuar një letër shtypit ku shprehin zhgënjimin me Ramën i cili edhe pse premtoi se pas 23 qershorit 2013 çdo gjë do të ishte ndryshe, asgjë nuk ka ndryshuar.

“Nga ana tjetër, vetingun tonë nuk po e kalon dot qeveria, e cila mbron shkaktarët e tragjedisë, vonon procedurat duke u ankuar pa fund dhe shtrembëron të vërtetën me të vetmin qëllim që të mohojë gishtin e shtetit në këtë tragjedi, duke mos ndryshuar asgjë nga linja e qeverisë së mëparshme”, shprehen famijarët.

Letra e plotë

Sot, 9 vjet pas tragjedisë së Gërdecit familjarët e viktimave të shpërthimit kanë njohur shumë zhgënjime. Tashmë kemi pasur aq kohë sa të njohim jo vetëm vrasësit, por edhe gënjeshtarët e lajkatarët, dhe kemi kuptuar që e keqja nuk ka ngjyrë politike.

Drejtësinë penale ja kemi lënë Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe pavarësisht mbrojtjes që kjo qeveri po i bën shkaktarëve të tragjedisë, ne kemi besim se Strasburgu nuk do besojë qeverinë dhe do të jetë i qartë në vendimin e tij.

Ndërkohë, gjyqet e dëmshpërblimeve vazhdojnë të ecin përmes pengesave që krijon qeveria e një njeriu që na premtoi se pas 23 qershorit 2013 gjërat do ishin ndryshe. Është po e njëjta qeveri që u pranoi të ekzekutojë vendimet gjyqësore për familjet e viktimave të 21 janarit dhe, pas presioneve, edhe banorëve të Zharrzës, lajme këto që natyrisht gëzojnë të gjithë shqiptarët. Por, në rastin e Gërdecit refuzon të pranojë të njëjtën zgjidhje, duke harruar fjalët e bukura që donte t’i këmbente me votën tonë, si dhe duke harruar që 26 jetët e njerëzve tanë u shuan nga krimi shtetëror.

E dimë që Kryeministri Rama do të përsërisë të njëjtin refren për kalvarin e gjyqeve tona, se fajin e paskan gjykatat dhe se po i shkon goja mbrapa duke thënë pse duhet vetingu.

Por për gjyqet e dëmshpërblimeve nuk na i ka fajin gjykata. Ashtu siç kjo qeveri dëshiron të bëjë vetingun për gjyqtarët, ashtu edhe ne jemi duke bërë vetingun tonë prej kohësh. Në një masë të madhe gjyqesh, njëri pas tjetrit gjyqtarët e Gjykatës Administrative janë treguar në lartësinë e duhur. Gjyqtarë si Gentian Hamitaj, Eriol Roshi, Emiljano Ruli, Erarbër Madhi, Selvie Gjocaj, Elda Vrioni, Bernina Kondi, Arbena Ahmeti, Gentian Medja, Nafije Hasko, Avni Sejdi, etj. kanë dhënë vendimet e duhura dhe kanë njohur fajësinë e shtetit, megjithëse i gjithë aparati shtetëror i sotëm u angazhua për të rrëzuar këto padi në gjykatë. Edhe Gjykata Administrative e Apelit, me trupën e kryesuar nga kryetari i kësaj gjykate, Kastriot Selita, ka vendosur tashmë dy rastet e para të vulosjes së drejtësisë në favorin tonë, ndërkohë që qeveria nxitoi për t’u ankuar në Gjykatën e Lartë. Dhe për më tepër, theksojmë se këta gjyqtarë, pa përjashtim, nuk na kanë dhënë as më të voglën shenjë se mund të donin ndonjë favor në këmbim të drejtësisë. Thjesht janë treguar korrektë, profesionistë dhe të drejtë.

Nga ana tjetër, , e cila mbron shkaktarët e tragjedisë, vonon procedurat duke u ankuar pa fund dhe shtrembëron të vërtetën me të vetmin qëllim që të mohojë gishtin e shtetit në këtë tragjedi, duke mos ndryshuar asgjë nga linja e qeverisë së mëparshme.

Sot është vërtet vonë, por jo aq vonë sa Kryeministri Rama të mos gjejë dot pak forcë që të shfrytëzojë shancin e fundit dhe të kalojë vetingun tonë. Sigurisht që ai ka të drejtë të ketë të njëjtin mendim si paraardhësi i tij, por të paktën t’i japë fund futjes së pengesave në rrugën e drejtësisë së pashmangshme dhe t’i hapë rrugë ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.  (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

Etiketa: ankesafamiljaretgerdeci
Pas

Rrahu bashkëshorten dhe thikë xhaxhait që ndërhyri, arrestohet 49-vjeçari (EMRI)

Para

Meta vijon takimet në Finlandë, Lohela: Shqipëria, Perla e re e Mesdheut!

Para
Meta vijon takimet në Finlandë, Lohela: Shqipëria, Perla e re e Mesdheut!

Meta vijon takimet në Finlandë, Lohela: Shqipëria, Perla e re e Mesdheut!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon për herë të 47-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Aksident i rëndë në Elbasan/ 62-vjeçari humb jetën, arrestohet drejtuesi i dehur i mjetit

Danimarka gati të financojë dërgimin e sistemeve Patriot në Ukrainë, ministri i jashtëm danez: Po bëjmë pjesën tonë

Dy të mitur të zhdukur në 24 orë në Durrës, policia në kërkim të 17-vjeçares dhe 11-vjeçarit

Vau i Dejës, japin dorëheqjen tre nënkryetarë, pesë administratorë dhe të gjithë drejtorët e bashkisë

Urdhri i kryeministrit, vijojnë dorëheqjet e drejtorëve dhe administratorëve të disa bashkive në vend

Situata e zjarreve në vend/ 4 vatra ende aktive, mbi 290 ha të djegura

E rëndë në Koplik/ Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari aksidentohet dhe humb jetën

Rreh gruan dhe 2 familjarë të saj, arrestohet tropojani

Zjarri përfshin një banesë dykatëshe në Fier raportohen vetëm dëme materiale(PAMJE)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.