Analisti Ylli Dylgjeri nuk ka lënë pakomentuar shkrimin e Baton Haxhiut, ku ky i fundit i bëri thirrje Ramës që ta heqë Ilir Metën. “Hiqe nga qeveria ate helm, hiqe Ilir Metem”, shkruan Baton Haxhiu për Ilir Metën, me një shqipe kosovare.
Ylli Dygjeri i jep notën 2-sh Baton Haxhiut pasi shprehet se ka folur me një shqipe kosovare të helmuar në lidhje me shkrimin e Ilir Metës.
“Nota 2-sh, për Baton Haxhiun! Gazetari Kosovar me pashaportë shqiptare Baton Haxhiu i bën thirrje sot Rames përmes një shkrimi që të heqë Ilir Metën”, ose më saktë me një shqipe kosovare thotë: ” hiqe nga qeveria atë helm, hiqe Ilir Metem”. Po, po, me shqipe kosovare të helmuar!
E them me këtë cilësim nisur edhe nga ato skena helmi e gazi lotsjellës që klasa politike kosovare hedh çdo ditë, e që po “vret veten” prej mëse 2 vitesh në Kuvendin e Kosovës e kudo rrugëve të Prishtinës. Edhe Batoni nga ky ambjent frymëzohet. Paçka se shfaqet si miku i Klanit, apo si miku i Ramës!!!
E bën këtë thirrje kur zoti Rama përgjigjet në “Top Stori” me siguri absolute. Ose më saktë, pas pyetjes së gazetarit Balla se nga “1 deri në 10, sa pikë do i jepte sigurisë se koalicionit me Meten, i përgjigjet me te dy duart, duke i dhënë.
10-të. Kjo siguri u shfaq e plotë dhe maksimale për udhëheqesi e të majteve në ditët me të vështira për të.
Por s’do Batoni, pi Prishtine! “, shkruan Dylgjeri.
Më tej Ylli Dylgjeri ngre një pyetje për Haxhiun. “Atëhere pas kesaj përgjigje te Z. Rama, unë e pyes : Për çfare helmi flet gazetari kosovar Haxhia?
Haxhia është nga të paktë ose të vetmit kosovar që i rezistoi jetës mediatike në Tirane në këto 20 vite demokraci. Haxhia ka shijuar me shumë mjaltë se helme nga të ndenjurit në Tiranë. Ka shijuar edhe evolucionin e shtypit dhe politikës shqiptare. Me këto këshilla helmuse duhet ta pyes sërisht: Je pjese e Klanit apo e hanit mediatik? Por… nuk ja vlen. Haxhia, siç duket, sërisht nuk ka kuptuar kurgje nga marrëdhëniet e klasës politike në Tiranë.
Ke mbetur serisht te helmet dhe padituria mesjetare e mardhënieve sllaviste.
Me gjuhën e përdor siç duket ka ardhur serisht koha për të dërguar sërisht arsimtarë nga këtej në viset kosovare. Duhet shtrydhur sërisht helmi.”, shkruan Ylli Dygjeri. (J.V/Shuplaka)