Një biznesmen shqiptar në Itali, Eduard Byku është gjobitur nga shteti italian me 2 milionë euro gjobë për mospagim taksash.
Byku është pronar i shoqërisë së ndërtimit “Edil Byku srl” në rajonin e Venetos në Itali dhe 36-vjeçari është gjobitur pasi nuk ka deklaruar të ardhurat e tij si dhe nuk ka paguar taksat.
Bizesmeni Byku jeton në Itali që prej vitit 1996. Në fillim ashtui si të gjithë shqiptarët e tjerë punonte si kopshtar në qytetin e Puljas dhe më pas u transferua në provincën Belluno në Veneto. Aty, me ndihmën e disa miqve të tij krijoi sipërmarrjen e ndërtimit.
Shoqëria e ndërtimit “Edil e Byku srl” punonte kryesisht për shoqëritë private me çmime mjaft konkurruese ndaj kompanive të tjera të ndërtimit me aktivitet në provincën e Belluno, Treviso, Vicenza e Padova.
Sipas “IlGazettino” për një periudhë kohore 36-vjeçari ka qenë edhe futbollist në Porceneese, përpara se të diplomohej në Trento. (J.V/Shuplaka)