Trajneri i përfaqësueses shqiptare, Xhani De Biazi është shprehur se tani po mendion edhe largimin nga ekipi edhe nga Shqipëria.
Në një intervistë për një të përditshmen italiane “Il Corriere Dello Sport” De Biazi ka pranuar se karriera e tij është në evolucion.
“Për fundin e kontratës me Shqipërinë: Fiks në kohën kur fillon çdo kampionat. Spanjë, Angli? Nuk e përjashtoj, përkundrazi, është një provë që do të dëshiroja të përballoja.
Është momenti i një zgjedhje të madhe. Shqipëria më ka dhënë shumë, ndjehem një prej tyre, por jeta vazhdon. Karriera ime është në evolucion. Jam 60 vjeç, në kohën e Palermos një njeriu të moshës time i thuhej ‘Qënka akoma gjallë!’. Tani ndjehem i ri dhe me shumë dëshirë për aventura të tjera. Siç na mësoi Ranieri”, u shpreh De Biazi për largimin nga vendi . (J.V/Shuplaka)