Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar letrën e 6 senatorëve amerikanë drejtuar Sekretarit Amerikan të Shtetit për ish- presidentin Barack Obama.
Në një letrër të gjashtë senatorëve amerikanë drejtuar sekretarit të shtetit të SHBA-ve Rex W. Tillerson, ku argumentohen arsyet e shqetësimit të tyre lidhur me situatën në Ballkan sot, një paragraf i rezervohet Shqipërisë.
Kryetari demokrat Lulzim Basha, foli për këtë shqetësim nga Agora e sheshit të lirisë ku temë e forumit ishte, “Fasadat”. Lulzim Basha citoi një pjesë të shqetësimeve të senatorëve amerikanë, të cilët i bëjnë jehonë problemeve të ngritura në shesh prej 26 ditësh tashmë lidhur me inkriminimin e kabinetit Rama dhe influencës nga jashtë të politikave përkundër interesit të shqiptarëve.
Lulzim Basha tha se kryeministri ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisë, duke përmendur edhe kontratën e Ramës me Tony Blair.
“Edi Rama ka paguar firmat më të mira të konsulencës për t’i bërë fresk qeverisjes së tij të inkriminuar duke nisur me firmat më të njohura britanike . Ju e dini Toni Bler lidhi kontratë për çfarë ? Për propagandë, për fasadë dhe ka përdorur një nga rrjetet më të fuqishme, rrjetin e George Sorros, jo për interesat e shqiptarëve por për të bërë propagandën dhe për të mbrojtur krimin dhe korrupsionin pas kësaj propagande.”
Kryetari Basha foli edhe për mbështetjen e mbarë nga përtej kufijve.
“Fasada është shkërmoqur dhe po shkërmoqet para syve të të gjithë botës. Mesazhet që po vijnë janë mesazhe inkurajimi për qëndresën tonë, për protestën tonë dhe për qëllimin tonë final, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Dje, kryetari i komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian, dhe një nga figurat kryesore të Partisë Popullore Europiane, zv/Presidenti i saj, gjermani David McAllister, dha një mesazh të qartë:
Prioritete kyçe për një proçes negociatash anëtarësimi,janë shteti ligjor, forcimi i demokracisë, forcimi i të drejtave të pakicave, të drejtave të njeriut , të drejtat e opozitës, liria e medias. Ndaj është shumë e rëndësishme që të mos forcohet vetëm qeveria, por edhe opozita. Cilësia e një demokracie në një vend, lidhet më shumë me të drejtat e opozitës, ndaj do ta këshilloj gjithmonë Shqipërinë që të mos harrojnë se qeveria dhe opozita kanë gjithmonë nevojë për njëra-tjetrën, opozita është aty për të kontrolluar qeverinë, dhe në demokraci është normale që të ketë ndryshim pushteti.” (J.V/Shuplaka)