Temperatura e lartë i ka marrë jetën një foshnjë 3 muajshe në Tiranë. Foshnja 3 muajshe ka mbërritur e vdekur në Spitalin e fëmijëve në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme dhe sipas Policisë së Tiranës fëmija ka mbërritur i vdekur në spital, shkruan Shqiptarja.com.
Po kështu më herët foshnja ishte shtruar në spital për shkak të temperaturës së lartë dhe ka qëndruar në Spitalin e fëmijëve nga data 8 deri në 10 mars dhe më pas prindërit e kanë çuar në shtëpi.
Pritet që të dalë edhe ekspertiza ekspemjeko-ligjore. (J.V/Shuplaka)