Teksa protesta e opozitës vijon me të njëjtin intesitet dhe kur Kryeministri duket se nuk do të lëshojë pé lidhur me mundësinë e krijimit të një qeverie teknike, shansi për të shkuar në zgjedhje me një kabinet teknik mesa duket nuk i ka mundësitë Zero.
Opinion.al raporton se burime konfidenciale të tyre (jozyrtare) pranë stafit të Edi Ramës konfirmojnë se Ermelinda Meksi, ish-eksponente e PS, që për momentin mban një post të rëndësishëm në zyrat e Sekretariatit Ekonomik pranë OSBE në Vienë ka patur bisedime intensive me kryeministrin Rama.
Meksi njihet si tekniciene e zonja dhe e papërfshirë në afera politike në Shqipëri. Ndoshta arsyeja që ajo është në kontakte të shpeshta me Edi Ramen ka të bëjë me mundësinë e drejtimit prej saj të një qeverie teknike. Nuk përjashtohet mundësia që emri i Meksit të jetë dhe një kandidaturë e mundshme e PS për Presidente.
Lëvizjet e ditëve të fundit, largimi i 4 ministrave dhe bisedimet intensive të Edi Ramës me bashkëpunëtore dhe ish-bashkëpunëtorë shtojnë dyshimet që Kryeministri po përgatitet për lëvizje të reja ‘surprizë’ që doemos kanë lidhje dhe me qëndrimin përfundimtar që pritet të mbajë për zhvillimet e fundit aleati i tij kryesor LSI.
Zyrtarizimi i marrëveshjes parazgjedhore mes PS dhe LSI dhe formimi i një qeverie teknike më në krye zonjën Meksi do të qetësonte situatën parazgjedhore dhe do të plotësonte kushtin kryesor të opozitës.
Në vend të Saimir Tahirit vjen kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Ilir Beqaj zëvëndësohet nga ish-drejtoresha e QSUT, Ogerta Manastirliu, te Ministria e Shëndetësisë. Në vend të Blendi Klosit te Ministria e Mirëqenies Sociale shkon deputja e Partisë Socialiste, Olta Xhaçka, ndërsa deputeti tjetër Eduard Shalsi zëvëndëson Blendi Çuçin te Çështjet Vendore.
(M.D/ Shuplaka)