Shkrimtari i madh Ismail Kadare është mes të nominuarve për çmimin letrar Man Booker International. Në këtë garë shkrimtari Kadare kandidon për veprën “The Traitors Niche” (“Kamarja e Turpit” ).
“Kamarja e turpit” ka qenë botuar për herë të parë më 1978, si pjesë përbërëse e librit “Ura me tri harqe”, me titullin “Pashallëqet e mëdha”.
Romani që ka në qendër fatin e Ali Tepelenës, pashait rebel shqiptar, që u ngrit kundër sulltanit dhe shtetit osman. Përkthimii kësaj vepre është bërë nga John Hodgson. Të nominuarit e tjerë janë Amos Oz, Mathias Enard, Samanta Schweblin, Wioletta Greg, Roy Jacobsen, etj. (J.V/Shuplaka)