Gruaja e arrestuar për vrasjen e të riut shqiptar në Angli, është liruar nga burgu. Lajmi u bë i ditur nga BBC, e cila nuk sqaron arsyet e këtij vendimi të gjykatës.
Shkëlzen Dauti u gjend në mes të rrugës në Gilpin Close, Southampton, Hampshire, rreth orës 01:00 të së shtunës, dhe me një vrimë në gjoks.
I njohur ndryshe si Genny, i riu nuk arriti dot të mbijetonte, edhe pse e dërguan me urgjencë në spital dhe mjekët bënë të pamundurën për ta shpëtuar.
Një grua dhe dy burra u arrestuan si të dyshuar që kishin lidhje me krimin, por më vonë gruaja u lirua nga akuzat, ndërsa dy burrat u lanë në liri me kusht. (D.D/Shuplaka)