Dafina Zeqiri me publikimin e këngës së re ‘’Four Sesons’’ po tenton të nis një karrierë të re edhe në Amerikë. Duhet thënë se dalja e kësaj kënge është shoqëruar me kritika të shumta po edhe me njerëz që e kanë pëlqyer mjaft që në momentet e para të publikimit.
Ndërkohë që Dafi ka pasur edhe disa intervista më media amerikane duke e mohuar orgjinën e saj shqiptare dhe duke u paraqitur nga Suedia. Duhet thënë se këngëtarja ka jetuar një periudhë të shkurtër në shtetin e Europës Veriore po jo aq sa për ta quajtur veten suedeze.
Në fakt këtë zgjedhje e ka bërë dhe një tjetër këngëtare shqiptare kur nisi karrierën në Amerikë, Bleona Qereti.
Kjo zgjedhje e Dafit ka ndeshur në shumë reagime në Kosovë dhe një prej tyre ka qenë dhe një ish-bashkëpunëtori i saj, Besfort Hasanaj.
‘’Daffy në dy intervista për dy portale të Amerikës (ka paguar hapësirë n për intervista kuptohet!), po e anashkalon origjinën e saj nga Kosova. Njëjtën gjë e pat bërë edhe Bleona para disa viteve kur filloi karrierën e saj në Amerikë duke e mohuar prejardhjen e saj shqiptare!”, ka shkruar Besfort Hasanaj në faqen e tij zyrtare në facebook Besfort Video M1.
Më tutje, ai ka thënë se Dafina e ka paguar edhe reperin French Montana për të dal në spotin e saj.
“Po ashtu kot e ke paguar edhe reperin French Montanen të dal si statist në klipin tënd, e cila këngë është e dështuar!”, ka shkruar ai. (E.K/SHUPLAKA)