Data 15 mars është një datë e veçantë për këngëtarin e disa hiteve, Klajdi Harunin. Kjo për shkak se kjo datë përkon me datëlindjen e nënës së tij.
Në kuadër të kësaj rëndësie që kjo datë mbart, ai ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet me nënën dhe vëllanë e tij.
Përbri fotos, këngëtari shkruan: Gëzuar e shtrenjta ime, e paç jetën plot shëndet dhe shpirtin plot dashuri”.
Nuk është hera e parë që Klajdi Haruni poston në llogarinë e tij në Instagram momente me të afërmit e tij.
(XH.A/SHUPLAKA)