Si çdo të enjte edhe sot pritet të mbahet seanca plenare në Kuvend. Edhe këtë javë opozita vijon me bojkotin e saj ndaj punimeve dhe vijon të protestojë në shesh, tashmë prej 27 ditësh. Nga ana tjetër mazhoranca ka bërë disa ndryshime përsa i përket kabinetit qeveritar me shkarkimin e 4 ministrave.
Në këtë drejtim sot nuk pritet që të ketë zhvillime pasi fillimisht shkarkimi dhe emërimi i ministrave duhet të shkojë njëherë te presidenti.
Ndërkohë që në rendin e ditës së Parlamentit pritet të ketë zhvillime të tjera një prej të cilave është edhe shkarkimi i kreut të Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare, Enkeleda Shehi.
Rendi i ditës në senacën plenare:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 9.3.2017 (neni 44, Rregullore)
- Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores)
- Projektligji “Për produktet kozmetike” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
- Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996, “Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar – nismë deputeti – (nenet 73-77, Rregullore, votim me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi.
- Projektligji “ Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.152/2013, “Për nëpunësin civil, të ndryshuar – nismë deputeti – (nenet 73-77, Rregullore, votim me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi.
- Projektvendim “Për shkarkimin e anëtarit të Bordit dhe Drejtorit Ekzekutiv të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (neni 115 i Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë) Raporti i komisionit përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Koha e votimit.
- Njoftimi/miratimi i kalendarit 3 javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 mars – 7 prill 2017 (neni 27, pikat 3, 4 të Rregullores, votim me shumicë të thjeshtë)
Për votim: – Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare” (neni 111 Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
- Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) (E.K/SHUPLAKA)