Reperi i njohur Arkimed Lushaj, ose siç njihet ndryshe, Stresi, është përballur sërish me forcat e policisë pas një incidenti që flitet të jetë shënuar një ditë më parë në kryeqytet.
Thuhet se reperi do të procedohet penalisht për një incident me regjisorin Leonard Bombaj. Ai akuzohet se gjatë një aktiviteti më 15 mars 2017, i ka hedhur ujë dhe ka fyer regjisorin.
“Më datë 15.03.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin A. L., 29 vjeç, banues në Tiranë, sepse në orën 11.30, në rrugën “4 Dëshmorët”, gjatë një aktiviteti, i ka hedhur një kovë me ujë në trup dhe ka fyer, shtetasin L. B.”, citohet në njoftim.
Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që emri i reperit flitet lidhur me emrin e regjisorit Leonard Bombaj. Akuzat e ndërsjella ndaj njëri-tjetrit nisën disa vite më parë, kur regjisori Leonard Bombaj u akuzua për “përdhunim” nga një prej vajzave pjesë e “Sirea Film”, A. XH.
(XH.A/SHUPLAKA)