Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka do të kandidojë si presidente e Komisionit të Komisionit të Kontrollit të YES.
Koka ka arritur të sigurojë mbështetjen e 21 shteteve dhe do t’u kërkojë votën të rinjve socialistë në muajin prill.
Në listën e mbështetësve bëjnë pjesë FRESSH, organizata nga Suedia, Greqia, Serbia, Holanda, Danimarka dhe Lëvizja Rinore për Integrim (LRI).
Kryetari aktual i FRESSH Eljo Hysko në letrën publike të nominimit të dërguar të gjitha organizatave anëtare të YES, shprehet mbështetjen e plotë për paraardhësen e tij.
“Joleza Koka është shembulli i rritjes së shëndetshme në Partinë Socialiste. Ajo filloi si aktiviste për t’u bërë më pas organizatore e studentëve, zv/Kryetare dhe Kryetare e Forumit Rinor. Ajo sot është përfaqesuese e zgjedhur dhe përkrahëse aktive e të rinjve në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ne besojmë se Joleza do të ishte një presidente e përgjegjeshme dhe konstruktive. Ajo ka pervojë të gjerë në organizimin e fushatave.
Përvçse ka qenë kontribuese e dy fitoreve elektorale të së majtës në Shqipëri ndër të tjera ajo ka qenë vullnetare në zgjedhjet amerikane, ka ndjekur Akademinë Politike në Suedi, Forumin e Liderve të Rinj të Evropës Lindore dhe Qëndrore në Kinë dhe ka studiuar nga afër situatën post Brex-it së bashku me politikanë të rinj nga Ballkani në Bruksel. Që kur ajo erdhi në krye të forumit të të rinjve në vitin 2013 ajo ka qenë një mbështetëse e fortë e YES dhe IUSY në Shqipëri, duke sjell në Tiranë në 2016-ën për herë të parë në Shqipëri ‘Kongresin e Internacionales Socialiste të të Rinjve.”, shkruan Hysko.
Young European Socialists (YES) ose ndryshe të Rinjtë Socialist Europian është organizata ombrellë për rininë socialiste dhe social demokrate në Evropë. U themelua në nëntor të vitit 1992 në Hagë, Holandë. Aktualisht YES bashkon 63 organizata rinore nga 47 vende për të avokuar për vlerat socialiste dhe social demokrate në institucionet evropiane, si dhe të lehtesojë shkëmbimin e ideve në mes të anëtarëve të saj. (D.D/Shuplaka)