Drejtor i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Rama dy ditë më parë në inaugurimin e “Pazarit të ri” të rikonstruktuar.
Malltezi shkruan se Rama deklaroi që vota për të kishte mundësuar Pazarin e Ri në Tiranë, por kjo është gënjeshtër sipas tij, duke iu referuar deklaratës së Fondit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, që tregon se projekti ka nisur që nga Basha, qeverisja e PD-së.
“S’ka turp te genjeje – trishtim qe kemi nje genjeshtar per kryeminister. Pardje z. Rama deklaroi qe vota per te kish mundesuar Pazarin e Ri ne Tirane. PD tregoi qe projekti kish filluar nga Basha dhe qeverisja e PD. Ja edhe deklarata e Fondit Shqiptaro-Amerikan per Zhvillim. Kush po genjen?”, shkruan Malltezi. (XH.A/SHUPLAKA)