Sot Kuvendi vërtet që zgjati pak. S’patëm sherre, as ironi, as ofendime, as debate të forta përveç qëndrimit kundër të LSI-së për shkarkimin e drejtoreshës së AMF-së, Enkelejda Shehi.
Dhe sigurisht që në këtë qetësi, deputetët socialistë kanë përfituar pak nga momenti për të gëzuar arritjen e tyre: janë bërë ministra.
Për pak, 2-3 muaj nëse zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor por kush nuk do donte nga bashkëpunëtorët e kryeministrit Rama ta provonte njëherë në jetën e tij karrigen e ministrit edhe për vetëm disa ditë?!
Ja ku na shfaqet Fatmir Xhafaj, i sapozgjedhuri ministër i Punëve të Brendshme teksa i hedh dorën në sup shoqes së tij Evis Kushi dhe pas saj dy kolege të tjera e rrethojnë për ta uruar: njësoj si ”bletat” rreth nektarit…(V.G/SHUPLAKA)
