22:14 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Nishani me Ivanov: Shqiptarët faktor shtetformues, do mbështes kërkesat e tyre

17:26 | 16/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nishani me Ivanov: Shqiptarët faktor shtetformues, do mbështes kërkesat e tyre

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, në kuadrin e pjesëmarrjes në Forumin e 5-të Global të Baku-së, zhvilloi sot takime të veçanta dypalëshe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, Presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov si dhe Presidentin e Gjeorgjisë, Giorgi Margvelashvili.

Në takimin me Presidentin e Maqedonisë, Gjeorge Ivanov, Presidenti Nishani shprehu qëndrimin e Shqipërisë për marrëdhënie të mira, miqësore e bashkëpunimi me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë  Maqedoninë.

Duke iu referuar situatës paszgjedhore në Maqedoni, Presidenti Nishani shprehu shqetësimin për situatën e përgjithshme politike dhe marrëdhëniet ndëretnike atje, si dhe theksoi tentativat për ta transferuar krizën nga domeni politik në atë etnik, mund të ketë pasoja të rënda për të gjithë.

Kreu i Shtetit theksoi gjithashtu se, Shqipëria asnjëherë nuk ka ndërhyrë dhe nuk ndërhyn në punët e brendshme të një shteti tjetër, dhe aq më pak të vendeve fqinje. Lidhur me shqiptarët që jetojnë në Maqedoni, Presidenti Nishani theksoi se ata janë një faktor shtetformues dhe Shqipëria do t’i mbështesë në kërkesat e tyre legjitime  për respektim dhe zbatim të plotë të Marrëveshjes së Ohrit.

Në takimin me Presidentin e Azerbajxhanit Aliyev, Nishani shprehu kënaqësinë për marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve si dhe vullnetin e palës shqiptare për t’i çuar më përpara dhe intensifikuar edhe më shumë ato, veçanërisht në kuadrin e bashkëpunimit ekonomik.

Kreu i Shtetit e siguroi Presidentin Aliyev se kompanitë azere janë shumë të mirëpritura për të eksploruar tregun shqiptar dhe mundësitë e bashkëpunimit apo të investimit në Shqipëri. Gjithashtu, të dy Presidentët shprehën interesin dhe gatishmërinë për të nxitur më tej bashkëpunimin ekonomik e tregtar dhe kontaktet e drejtpërdrejta mes kompanive të biznesit mes dy vendeve, njoftojnë burime zyrtare nga zyra e shtypit pranë Presidencës.

Gjatë pjesëmarrjes në Forum, Presidenti Nishani shkëmbeu biseda të shkurtra dhe me një numër homologësh apo pjesëmarrësish me reputacion ndërkombëtar në këtë aktivitet. (M.D/ Shuplaka)

Etiketa: Bujar NishaniGjorge Ivanov
Pas

“Jam Shullazi, dua 10 mijë euro”, si i vunë gjobë biznesmenit dy pastruesit e xhamave (VIDEO)

Para

Basha fut në çadër edhe shkrimtarin e njohur, Kim Mehmeti pranë demokratëve në orën 18:00

Para
Basha fut në çadër edhe shkrimtarin e njohur, Kim Mehmeti pranë demokratëve në orën 18:00

Basha fut në çadër edhe shkrimtarin e njohur, Kim Mehmeti pranë demokratëve në orën 18:00

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

Shefi i NATO-s kërkesë Indisë, Kinës dhe Brazilit: Telefononi Putinin për të kërkuar bisedime paqeje me Ukrainën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.