Eurokomisioneri Johannes Hahn ka folur konkretisht për situatën në Ballkan. Ai ka ngritur shqetësimin se liderët e Ballkanit vijojnë të qëndrojnë prej shumë kohësh në skenë.
E gjithë kjo e ka shndërruar Ballkanin në një rajon me potencial relativisht të madh rreziku. Ai ka theksuar se në një situatë ku të rinjtë zgjedhin të largohen, atëherë duhet të ndërmerren ndryshime pasi tregu i brendshëm në rajon mundet që të krijojë vende pune.
Duke u bërë thirrje liderëve që të ndryshojnë kur vjen momenti për t’u zgjedhur, Hahn ngre shqetësimin për shndërrimin e Ballkanit në një rajon të paqëndrueshëm.
“Liderët e Ballkanit janë prej shumë kohësh. Ata duhet të kuptojnë që duhet të ndryshojnë. Ka lojtarë që janë prej shumë kohe në pushtet, të cilët duhet të ndryshojnë kur vjen momenti për tu zgjedhur.
Ballkani vijon të jetë një rajon i paqëndrueshëm, pa stabilitet, duke u shndërruar në një rajon me potencial relativisht të madh rreziku. Vendet janë me papunësi të lartë, ndërkohë që tregu në rajon mund të krijojë vende pune. Të rinjë zgjedhin të ikin. Mundet që të përjetojmë valë të mëdha migrimi si 20 vite më parë.”, mësohet të ketë thënë ndër të tjera eurokomisioneri Hahn.
(XH.A/SHUPLAKA)