Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama, u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndryshimet në qeveri gjatë ditëve të fundit dhe shqetësimin mbi trafikun e drogës në vend.
Ai u shpreh se LSI nuk merret me kërkesa për largim ministrash, kjo është e drejtë e kryeministrit, të cilën ia jep Kushtetuta.
“Për sa u përket ndryshimeve në qeveri janë çështje ekskluzive e Kryeministrit dhe LSI dhe Ilir Meta as ka bërë ndonjëherë dhe as bën ndonjë kërkesë për të larguar apo vënë ndonjë ministër. Kemi ngritur probleme parimore. Nuk kam asnjë opinion për sa kohë qëndrimi im është instritucional se respektoj tagrat e kryeministrit, është e drejtë kushtetuese e kryeministrit dhe respektojmë zgjedhjen që ai ka bërë.”, u shpreh kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së.
Duke vënë theksin tek trafiku i drogës dhe raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit, Rama u shpreh se fakti që Shqipëria u identifikua si vend i kanabizuar tregon se ka munguar eficensa e veprimit nga ana e organeve shtetërore:
“Jemi në prag të zgjedhjeve dhe duhet reaguar që tani, që sot menjëherë për t’iu përgjigjur DASH për kultivimin e lëndeve narkotike.”
Pyetje: A ka komunikim brenda koalicionit, apo vetëm këto deklaratapër largimet në qeveri? Cili është qëndrimi i kryeministrit Rama? Si i vlerësoni ndryshimete bëra?
Luan Rama: “Më lejoni të theksoj se qëndrimi i LSI-së ka qenë gjithnjë institucional, politik, qytetar, inkurajues dhe mbështetës për organet e ligjit sa i përket shqetësimit për trafikin e kanabisit.
Fakti që Shqipëria u evidentua si vend i kanabizuar dhe DASH e rikonfirmon këtë, do të thotë që më e pakta, ka munguar eficensa e veprimit të organeve shtetërore. Reagimi duhet të jetë i menjëhershëm, konkret nga organet e zbatimit të ligjit.
Ndryshimet në qeveri janë çështje ekskluzive të Kryeministrit. LSI, Ilir Meta nuk ka bërë asnjë kërkesë dhe as nuk do të bëjë. Kur kemi ndier nevojën për ndryshime, i kemi bërë, kemi ngritur probleme parimore.
Jemi në prag të zgjedhjeve dhe është shumë e rëndësishme që të reagohet në kushte alarmi për t’iu përgjigjur DASH-it me veprim konkret, që 2017 të mos jetë një kopje e 2016.
Nuk kam asnjë opinion, respektoj vendimet e kryeministrit. LSI mban qëndrim institucional, Kushtetuta ja jep këtë përgjegjësi.”
Luan Rama ka reaguar edhe për deklaratën më të fundit të kryedemokratit Basha, i cili u shpreh se Fatmir Xhafaj mund të kalojë pragun e Ministrisë së Brendshme veçse duke shkelur mbi trupat e shqiptarëve. Sipas kreut të Grupit Parlamentar të LSI-së, nuk mund të aplikohet gjuha e ultimatumeve, gjuhë të cilën LSI nuk e përdor.
Pyetje: A jeni të gatshëm të votoni kandidaturën e Fatmir Xhafajt si ministër? Si e shihni rezervën që ka Presidenti për të?
Luan Rama: Ne jemi të gatshëm për të bërë çdo gjë ligjore, për të garantuar zhdukjen e njollës së kompromentimit apo implikimit të zgjedhjeve. Nuk aplikojmë me askënd gjuhën e ultimatumeve, por kërkojmë të shfrytëzohen të gjithë instrumentat politikë. Ultimatumet nuk janë pjesë e sjelljes tonë politike.
(XH.A/SHUPLAKA)