Partia demokratike e Degës së Korçës, kërkon urgjentisht anulimin e planit të Përgjithshëm vendor, në mënyrë që të ndalohen punimet te Kulla, Pazari dhe Godina e re e Bibliotekës.
Këshilltarja e PD-së Mira Qeleshi, nëpërmjet një deklarate për shtyp shprehet kundër ndryshimeve të vazhdueshme të arkitekturës dhe urbanistikës së Korçës.
“Të dashur qytetarë!
Ne, Partia Demokratike, kemi denoncuar dhe vazhdojmë të denoncojmë:
- Kullën – si shumë të kushtueshme dhe aspak të vlefshme! Si simbolin e të keqes dhe shëmtisë urbane! Si simbolin e talljes së pushtetit me qytetarët e vet! Simbol i korrupsionit!
- Pazarin – që është totalisht jashtë funksionit ! Një simbol tjetër korrupsioni! Nga një vend tregtie po kthehet në një vend “tallava” ! Pronarët dhe bizneset po shohin kthimin e diktaturës komuniste!
- Godinën e re të Bibliotekës – si një korrupsion i pastër. I vetmi ndërtim që nuk përmban tabelën e transparencës, tabelë që përbën kusht ligjor!
- Kthimin e Bibliotekës ekzistuese- në zyra rehatie nënpunësash, si një abuzim I pastër I pushtetit
- Një plan i përgjithshëm vendor- që do të mbulojë qendrën e qytetit me ndërtesa shumëkatëshe”, shkruhet në njoftimin për shtyp të PD-së. (D.D/Shuplaka)
- [ngg_images source=”galleries” container_ids=”1369″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]