Sa herë që kryeministri viziton Shkodrën është vënë re një prani e madhe e farecave të sigurisë. Edhe ditën e sotme sikundër shikohen në videon e bërë publike nga Ish-kryeministri Sali Berisha shikohet një prani e lartë e forcave të sigurisë që shoqërojnë eskortën e Ramës.
Më anë të një statusi, Berisha shkruan se: “Edvini ne Shkoder pritet me makina te blinduara dhe me me shume police se qytetare. Kjo eshte video e qytetarit dixhital per takimin e sotem te tij. sb”.
Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar pas takimit të Edi Ramës me shkodranët ditën e sotme ku shpërndau leje legalizimi dhe lëshoi kritika drejt Ademit.
Voltana Ademi i është përgjigjur në rrjetet sociale Ramës duke thënë se ai tallet me njerëzit e thjeshtë që takon.
“Po të isha në vendin tënd do më vinte turp të dilja para popullit! Dy fjalë Edi Ramës që vjen e tallet me njerëz të thjeshtë duke i thënë: “Shiko nga kamera dhe thuaj kshu”, “hajde fol po mos thuaj këtë po thuaj atë”, “hajde falendero babën”, “me cilën parti je”, “a më do fort”,”ku merr vesh ti..” etj etj”, shkruan Ademi.
Duke komentuar batutën e Ramës për krevatin e Bashës, kryebashkiakja e Shkodrës thotë se Edi Rama nuk ka një shtrat po shumë shtretër pasi flet nga shtretërit e shokëve te shumtë kriminelë të rrezikshëm që i bëri deputetë e kryetarë bashkish
(M.D/ Shuplaka)