Vijojnë tensionet midis Gjermanisë dhe Turqisë. Pas ndalimit të tubimeve turke nga qeveria gjermane, pas deklaratave të ashpra të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ndaj kancelares gjermane, Angela Merkel se ajo mbështet terroristët, një tjetër sulm vjen nga Turqia.
Këtë radhë është një gazetë turke pro-qeveritare, e cila ka shkaktuar zemërim në Gjermani pasi e kanë etiketuar Merkelin me nofkën “Adolf Hitler”.
Në kopertinën e gazetës, Merkel shfaqet me një uniformë naziste dhe me mustaqe dhe e quajnë “znj Hitler” dhe një “hallë e shëmtuar”.
Gazeta gjermane në këtë mënyrë shpreh revoltën ndaj Gjermanisë për ndalimin e tubimeve turke në Gjermani. Nëpërmjet karikaturës, tabloidi akuzon Merkelin se po përpiqet të bëjë lëvizje fashiste kundër Turqisë. (D.D/Shuplaka)